Autobusi godet për vdekje trevjeçarin në Ferizaj

Ramush Haradinaj ia rriti pagën edhe Hashim Thaçit
‘Bullgaria do të respektojë neutralitetin ndaj statusit të Kosovës’

Një trevjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus mbrëmë rreth orës 21:20 në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj.

Policia njofton se deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi i mjetit me targa lokale, B.P i moshës 64 vjeçare, duke lëvizur me autobus me rrotën e pasme të anës së majtë ka goditur këmbësorin me incialet A.K., shtetas i Shqipërisë, me ç’rast ky i fundit kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku edhe ka ndërruar jetë nga lëndimet e pësuara.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

COMMENTS