Auditori Kritikon Komunën e Prishtinës për Buxhetin, Reagon Shpend Ahmeti

Auditori Kritikon Komunën e Prishtinës për Buxhetin, Reagon Shpend Ahmeti

18 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani
Ymeri: S’ka kthim, ushtria duhet bërë!

Auditori, në raportin e vitit 2016 për komunë e Prishtinës ka gjetur se kjo komunë ka bërë qarkullim të mjeteve jo përmes Llogarisë së Vetme të Thesarit, e që kryerja e transaksioneve përmes bankave komerciale, shpie në keqdeklarim të të hyrave dhe është jashtë kornizës ligjore mbi shpenzimin e parasë publike.

Po ashtu ZKA thotë se kryeqyteti ka dobësi në kontrollet menaxheriale dhe ekzekutim të dobët të buxhetit.

Sipas raportit të Auditorit për Prishtinën, një ndër të gjeturat është qarkullimi i mjeteve jo përmes Llogarisë së Vetme të Thesarit.

“Biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani” dhe Teatri i Qytetit “Dodona” menaxhojnë financat e tyre në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike, rregulloren e shpenzimeve si dhe në kundërshtim me rregulloren për të hyrat. Këto dy institucione vartëse komunale mbledhin dhe shpenzojnë të hyrat përmes llogarive të tyre bankare si dhe në disa raste edhe me para në dorë”, thuhet në raport.

ZKA thotë se kryerja e transakcioneve përmes bankave komerciale, dhe jo përmes LlVTh, shpie në keq-deklarim të të hyrave dhe se financimi i aktiviteteve është jashtë kornizës ligjore mbi shpenzimin e parasë publike dhe nuk ka siguri të mjaftueshme nëse mjetet vërtetë kanë përfunduar sipas qëllimit, si dhe nuk mundëson kontroll adekuat ndaj këtyre burimeve. Për më tepër, mundësia e keqpërdorimit të këtyre mjeteve mund të ndodhë.

Po ashtu, auditori ka gjetur se ka dobësi në kontrollet menaxheriale.

“Përkundër që është deklaruar për raportim mujor, komuna nuk ka ofruar raportet të cilat drejtoritë dorëzojnë tek menaxhmenti i lartë për të rishikuar nëse është adresuar rekomandimi i vitit paraprak mbi formën dhe kërkesat për përmbajtjen e tyre, nëse të njëjtat janë cilësore dhe ofrojnë shënime të mjaftueshme mbi aktivitetet operacionale dhe financiare komunale”, thuhet në raport.

Po ashtu theksohet se shkalla e realizimit të projekteve kapitale si dhe shpenzimi i mjeteve vetjake nuk ishte në nivel të kënaqshëm. E që ekzekutimi i dobët i buxhetit do të rezultojë me shfrytëzim joefikas të fondeve në dispozicion, si dhe redukton efektivitetin e planeve të shpenzimeve sipas programeve.

“Për komunën, mos-përmbushja e programit për investime kapitale do të rezultojë me realizimin e më pak projekteve”.

E gjetur tjetër është furnizimi me dokumentacion pedagogjik, por pa zhvilluar procedurë prokurimi, si dhe dobësi në zhvillimin e procedurave të prokurimit.

Komuna e Prishtinës ka bërë furnizimin me dokumentacion pedagogjik në vlerë 13,294€. Për këto furnizime nuk është zhvilluar procedurë e prokurimit, por komuna është mbështetur sipas një vendimi të Ministrisë së Arsimit, i cila ka caktuar OE “Dukagjini” Shpk për botimin e dokumentacionit të tillë.

“Furnizimi i tillë, pa u siguruar mbi procedurat dhe lëndën (vendimin) në bazë të së cilës bëhet furnizimi, eliminon transparencën dhe bie ndesh me rregullën mbi shpenzimin e parasë publike”, thuhet në raport.

ZKA thotë se Kryetari duhet të sigurohet që vendimi dhe çmimet e paguara kanë mbështetje ligjore, dhe nëse jo të inicojë bisedimet me Ministrinë në mënyrë që furnizimeve të tilla t’i paraprijnë procedura të hapura prokurimi.

Por kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, reagoi ndaj gjetjeve të Auditorit duke e quajtur atë të pamodifikuar

Raporti i auditorit për Komunen e Prishtinës edhe një herë ka dhënë raport të pamodifikuar duke konkluduar se pasqyrat paraqesin gjendjen faktike.

Ahmeti thotë se komuna e Prishtinës “ka bërë punë të mirë” kryesisht në reduktimin e shpenzimeve operative që përfshijnë udhëtimet zyrtare, shpenzimeve komunale dhe shpenzimeve për shërbimet kontraktues.

“Po ashtu, veprime të konsiderueshme janë ndërmarrë në ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuese me donatorë të ndryshëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarë. Komuna ka vendosur një praktikë të mirë dhe ka arritë që pagesat nga donatorët e jashtëm në shumë totale prej 347,497€ që kishin të bëjnë me pagesa për paga, mallra si dhe për projekte kapitale t’i kanalizojë përmes LLVTH”, tha Ahmeti në një reagim në Facebook

COMMENTS