Ato që ua dëmtojnë shikimin më së shumti

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë (Video)
Arsyet pse këtë vjeshtë të pini kakao

Çdo ditë ne bëjmë disa veprime të cilat mund të dëmtojnë shikimin ndaj është mirë t’i shmangim sa të mundemi.

– Përqendrimi i tepruar në celular

Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

– Shikimi i televizorit gjatë natës

Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për t’u përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

– Flini me lentet vënë

Sado të lodhur të jeni mos flini me lente. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

– Fërkimi i syve

Nëse ju fërkoni sytë tuaj pa e ditur mund t’i dëmtoni ata. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

– Ushqimi jo i shëndetshëm

Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin.

– Teprimi me grim

Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

– Mos mbajtja e syzeve

Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni probleme në vitet e ardhshme.

COMMENTS