Atlasi, roboti që vrapon dhe kapërcen pengesat sikurse njeriu (Video)

Atlasi, roboti që vrapon dhe kapërcen pengesat sikurse njeriu (Video)

Audi paralajmëron Q8 shin (Video)
WalkCar, vetura në çantën tuaj (Video)

Inxhinierëve të kompanisë ‘Boston Dynamics’ u janë dashur tri vite që të arrijnë qëllimin e tyre – të krijojnë robotin që mund të vrapoj dhe bëjë ushtrime sikur një njeri, shkruan Guardian.

Fshehja nga robotët tani është një mision i pamundur, pasi që roboti i quajtur Atlas tani mund të imitoj lëvizjet e një njeriu pa ndonjë problem, madje ai mund të kaloj pengesat që i dalin përpara kur është në natyrë duke vrapuar.

Tre vite më parë Boston Dynamics kishin arritur ta krijojnë një robot që vrapon me ndihmën e një makinerie përcjellëse, ndërsa tani kanë krijuar robotin me pamje të njeriut që vrapon dhe fal sensorëve të avancuar detekton pengesat që i dalin përpara që i kalon pa ndonjë problem.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq Atlasin duke vrapuar që sipas krijuesve të tij e kanë përshkruar si ushtrime mëngjesi. Ai madje me raste mund të vrapojë edhe me shpejtësi të madhe, ndërsa lëvizjet e tij janë shumë të ngjashme me ato të njeriut.

Atlasi i ri është më i vogël sesa paraardhësi që kishte katër këmbë, dhe peshon 80 kilogramë ndërsa gjatësia e tij është 1.75 metra.

COMMENTS