ATK dhe AKA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

ATK dhe AKA nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Akreditim, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të shkëmbimit të të dhënave në identifikimin e statusit të marrëdhënies së punës, përkatësisht të identifikimit të statusit primar dhe sekondar, për stafin akademik të angazhuar në institucionet e arsimit të lartë.

Shkëmbimi i të dhënave është më rëndësi të veçantë, për kryerjen me kohë dhe në afat të aktiviteteve të AKA-së, duke identifikuar statusin e marrëdhënies së punës për stafin akademik, si dhe mundësin e identifikimit të punëdhënësit primar dhe sekondar.

COMMENTS