Atentatori i Mynihut mund të jetë frymëzuar nga Breivik

Atentatori i Mynihut mund të jetë frymëzuar nga Breivik

Pamje nga arrestimi i bosit të mafisë më të madhe në botë (VIDEO)
Qeveria miraton ndryshimet e Ligjit për Presidentin

Sulmi i realizuar nga Anders Breivik para saktësisht pesë vjetësh në Norvegji, mund ta ketë frymëzuar sulmin e mbrëmjes së 22 korrikut në Mynih të Gjermanisë, vlerëson policia gjermane.

Sulmi i kryer në një qendër tregtare në qytetin jugor gjerman, që mori jetën e 9 personave vlerësohet të jetë frymëzuar nga vrasja e 77 personave në Norvegji.

‘Breivik mund ta ketë luajtur ndonjë rol’, ka thënë gjatë konferencës me gazetarë në Mynih, shefi i policisë së këtij qyteti, Hubertus Andrae.

Ai ka shtuar se në dhomën ku ka jetuar autori i sulmit, janë gjetur materiale për sulme masive me armë.

Në mesin e viktimave tashmë është konfirmuar se janë edhe tre të rinj me origjinë nga Kosova.

Nga hetimet ka rezultuar se më parë ai kishte qenë nën kujdes psikiatrik dhe i ishte nënshtruar trajtimit për shkak të depresionit.

COMMENTS