Atëherë kur kishte kuptim fjala ‘koncert’ (Foto & Video)

Atëherë kur kishte kuptim fjala ‘koncert’ (Foto & Video)

Të premten meshkujt pushtojnë edicionin e radhës të n’ZOOM (Video)
Kritika të ashpra ndaj Mariah Carey, dështoi gjatë Natës së Vitit të Ri (Video)

Para 16 vitesh, më saktë 1 vit pas çlirimit të Kosovës, në stadiumin e Prishtinës ishte mbajtur një koncert, i pari dhe i vetmi i atij lloji në trevat shqiptare, si atëherë edhe tani!

Publiku Zico Company_00000

Dyndje njerëzish. Nuk është aspak e lehtë të mbledhësh mbi 10 mijë persona në një stadium – siç është ai i Prishtinës, e hiç më pak të argëtosh e të bësh të këndojnë bashkë me këngëtarin apo këngëtaren për rreth 3 orë, dhe padyshim që një emocion më të fortë në këto raste e ka vetë artisti në skenë.

Falë rock grupit ‘Elita 5’ që ishin pika kyçe e asaj nate dhe ZICO Company për organizimin, e më pas të shoqëruar edhe nga Leonora Jakupi, Bleona Qereti e Iliriana Loxha që ishin në top formë në atë kohë dhe me performanca të hiteve të pavdekshme, të gjitha këto ishin shumë lehtë të realizoheshin.

Madje nga fondi i mbledhur nga shitja e biletave ishte dhënë edhe një donacion për përkrahjen e TMK-së të asaj kohe.
Por, të bëjmë një pyetje modeste?! Ç’janë ‘koncertet’ e sotme, që këngëtarët mburren e rrahin gjoks, duke thënë se ne i mbushim club-et ku nuk zënë më shumë se 1000 persona? Performancë rreth 40 minuta në skenë? Madje shumica Playback?!

Shumë lehtë mund të na quani klasik e që po kërkojmë shumë nga ju, por… nostalgjia!

‘zico.tv’

Elita5 5_00000

Elita4_00000

Elita 11 12_00000

Elita 5 13_00000

Elita 5 11_00000

Elita 5 10_00000

Elita 5 9_00000

Elita 5 8_00000

Elita 5 7_00000

Elita 5 6_00000

Elita 3_00000

Elita 1_00000

Bleona 2_00000

Leonora 2_00000

Ilirjana Loxha 2_00000

Elita 2_00000

Bleona Qereti_00000

Leonora 1_00000

Ilirjana 1_00000

COMMENTS