Assad kundër ‘zonave të sigurta’ për refugjatët

Presidenti sirian, Bashar al Assad nuk pranon që në shtetin e tij të krijohen zona të sigurisë për refugjatët dhe personat e zhvendosur, një ide kjo e

Presidenti sirian, Bashar al Assad nuk pranon që në shtetin e tij të krijohen zona të sigurisë për refugjatët dhe personat e zhvendosur, një ide kjo e përkrahur nga presidenti amerikan, Donald Trump, raporton Reuters.

Assad, sipas transkriptit të intervistës me ‘Yahoo News’ që është publikuar të premtën, thotë se kjo nuk do të funksiononte.

Ai gjithashtu gjatë kësaj interviste ka thënë se trupat amerikane do të ‘mirëpriteshin’ në Siri për të luftuar kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Mirëpo për këtë, Uashingtoni duhet të koordinohet me Damaskun dhe të njoh sovranitetin e qeverisë së tij.

COMMENTS