ASHA ligjëratë studentëve të Arteve Mediale (Foto & Video)

Agjencia kreative ‘Asha’ ka prezantuar punën e saj para studentëve të Arteve Mediale në Akademinë ‘Evolucion’ në Prishtinë.

Studentëve u ka ligjëruar Alban Zogjani nga ‘Asha’, ndërsa në kuadër të saj janë shfaqur edhe dy filma të metrazhit të shkurtër të këtij produksioni të titulluar ‘Dear Nita’ dhe ‘The last battle’, përcjellë zico.tv

Përmes një postimi në Facebook, ‘Asha’ thotë se ishte kënaqësi prezantimi i punës së produksionit të tyre para studentëve.

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Dear Nita’, është drejtuar dhe shkruar nga Alban Zogjani. Në film luajnë aktorët Albulena Kryeziu dhe Besart Sllamniku. Deri më tani filmi është shfaqur në shumë festivale ku në disa prej tyre edhe është vlerësuar me çmime të ndryshme.

COMMENTS