Asgjësohen 20 tonë mish pa afat, destinacioni Kosova

Mediat serbe: Gjuriqit iu dha ndihmë mjekësore pasi u lëndua rëndë gjatë arrestimit
Alarmohet familja mbretërore, ISIS kërcënon Prince George

Kishte si destinacion Republikën e Kosovës. Por zyrtarë të Doganës së Kosovës, kanë ndaluar afro 20 tonë mish me afat të skaduar, duke hyrë në Kosovë përmes terminalit doganor të Prizrenit. Mishi pa afat është duke u asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinës, derisa kanë theksuar se problemi ka qenë tek dokumentacioni i falsifikuar nga kompania belge, ndërsa për pasojë, kompania kosovare importuese e këtij produkti ka rënë pre e këtij mashtrimi.

COMMENTS