As për ‘Oscar’ nuk do të zhvishem! (Foto)

As për ‘Oscar’ nuk do të zhvishem! (Foto)

Tuna nuk heshtë më për ‘shtatzëninë’, publikon 3 foto
Dua Lipa publikon klipin e ri (Video)

Nganjëherë, pikërisht ekspozimi i trupit të zhveshur është ajo që disa aktoreve u siguron famë të menjëhershme në Hollywood.

Jorrallëherë dëgjohen komente se zhveshja e aktoreve për shkak të roleve është një ‘eksploatim’, por ka edhe të atillë që këtë e konsiderojnë ‘në kuadër të artit’. Bukuroshet që do t’i prezantojmë tashmë janë zhveshur në film, disa një herë e disa edhe shumë herë.

Por i keni parë sa i keni parë të zhveshura, pasi ato janë zotuar se më nuk do ta përsërisin këtë.

olivia-munn

Olivia Munn ka pranuar që të pozojë për revistën erotike ‘Playboy’, por nuk ka treguar aq shumë, pasi pjesët më intime ishin mbuluar. Por ajo kishte bërë zhveshjen e tërësishme të rrobave më 2012, për rolin në filmin ‘Magic Mike’. Por që nga atëherë ajo nuk është zhveshur më, pasi këtë e ka premtuar.

jessica-simpson-ballina

Aktorja dhe këngëtarja, Jessica Simpson, tani është një grua familjare. Pavarësisht faktit se në disa videospote të saj, por edhe role filmime, tashmë ka treguar shumë nga trupi i saj, ajo tani ka deklaruar: ‘Kurrë më nuk do të zhvishem për role filmike. Edhe nëse kjo do të më siguronte çmimin ‘Oscar’, nuk do ta bëj’, ka thënë ajo.

jessica-alba

Në fillim të karrierës së saj, Jessica Alba shpesh është paraqitur e zhveshur në rolet e saj, ndërsa një rol të nxehtë të striptizes e kishte edhe në filmin ‘Sin City’. Por pas kësaj ajo në kontratat për role të reja ka insistuar që të mos ketë skena lakuriqe dhe kësaj ia ka arritur.

jennifer-love-hewitt

Jennifer Love Hewitt asnjëherë nuk ka zhveshur të gjitha rrobat në film dhe ka refuzuar edhe ‘Playboy’-in. Por natyrisht se ka pasur skena erotike në filma, por gjithmonë i ka mbuluar pjesët më intime të trupit.

rachel-bilson

Rachel Bilson nuk sheh arsyetime për zhveshje në filma, ndërsa për skenat lakuriqe në filmin ‘The Last Kiss’ ajo kishte angazhuar një dublante. Dhe kur ‘Playboy’ i kishte kërkuar të zhvishej për ta, ajo aty për aty kishte refuzuar dhe i kishte akuzuar për ‘imponim të lakuriqësisë’.

COMMENTS