As Britania s’e pajis me vizë kryeministrin Haradinaj

As Britania s’e pajis me vizë kryeministrin Haradinaj

Moleri që rrezikon jetën për të lyer ndërtesën në Suharekë (Foto)
Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it

Është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të organizohet në Londër. Kjo për shkak të ‘izolimit’, në të cilin e ka vënë Perëndimi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë këtë javë se Ambasada Britanike në Prishtinë, deri tash, nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë. Dy javë më parë, edhe Ambasada Amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke ia pamundësuan një aktivitet në shtetin e Iowa-s.

Masat e këtilla kanë pasuar disa kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, cytën iniciativën për ta shembur Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në Zyrën e kryeministrit, prej tri ditësh, kanë refuzuar të japin informacion në lidhje me aplikimin e Haradinajt për vizë britanike. Ndërkaq, gjerësisht kanë folur për Samitin.

COMMENTS