Arta Bajrami ‘karrierë internacionale’?

Arta Bajrami ‘karrierë internacionale’?

Ja kujt ia dedikoi Dani këngën ‘Tradhtare’ (Video)
‘Deshti Fati’ dhe Shyhrete Behluli me vajzën e saj Engjëllushën vijnë në bashkëpunim (Video)

Këngëtarja Arta Bajrami Sekiraça ka rrëfyer disa prej momenteve nga karriera dhe jeta e saj personale.

Në një intervistë për Telegrafin ajo ka treguar se aktualisht është duke iu përkushtuar familjes, pasi ka pak muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj, dhe për këtë shkak projekte të reja muzikore priten në një të ardhme pak më të largët.

Në një nga pyetjet e parashtruara se nëse do t’i jepej mundësia të bënte ndonjë duet me një nga yjet e famshëm botëror, Arta tregoi se nuk e mendon më këtë gjë.

‘Përpara kam patur disa por tani nuk kam ndonjë të preferuar. Ndoshta mosha e bën të vetën, ose ndoshta kualiteti nuk është ai që ishte dikur edhe tek yjet botëror. Thënë shkurt, nuk është se vdes për një karrierë internacionale’, ka deklaruar mes tjerash ajo.

COMMENTS