Arsyet pse keni merramendje

Arsyet pse keni merramendje

Si ta riktheni dëgjimin për 97% (Foto)
Lakra e kuqe, një nga perimet më të pëlqyera (Video)

Kur ishim të vegjël të gjithë kishim raste që rrotulloheshim, derisa nuk qëndronim dot më në këmbë, pa asnjë arsye, vetëm për t’u argëtuar. Edhe pas shumë gotash ndodh që ‘të na vijë dhoma rrotull’.
Po kur marrja e mendve ndodh pa asnjë arsye, nuk është diçka për të qeshur dhe mund të jetë tregues i një problemi madhor.

Sipas ekspertëve, marrja e mendve, që është dukuria kur na duket sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh, është një simptomë që shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje direkte me pjesën e veshit të brendshëm që është përgjegjës për sistemin e balancimit.

Ankthi
Nëse përveç marrjes së mendve keni edhe shqetësime nervore të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.

Që të ndiheni më mirë, bëni rregullisht ushtrime fizike dhe mos konsumoni alkool, duhan ose produkte me përqindje të lartë kafeine. Nëse mendoni se jeni duke përjetuar marrje mendsh të shkaktuar nga stresi, merrni fryme më ngadalë dhe qetësisht dhe fokusohuni në një pikë të caktuar. Pini ujë. Një marrje mendsh e lehtë e shkaktuar nga dehidratimi, shumëfishohet nëse jeni në ankth.

Tension i ulët gjaku
Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë. Nëse e dini që kjo gjë ju ndodh shpesh për shkak të tensionit të ulët, përpiquni që të ngriheni gjithmonë jo me shumë shpejtësi. Një kontroll i tensionit nuk do ishte një ide e keqe.

Plakja
Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.
Mënyra më e mirë është të jeni shumë aktivë, disa mësime tai chi do të ishin zgjidhja më e mirë. Nëse keni probleme të shumta, është mirë të përdorni edhe mjekime që mund t’ua këshillojë mjeku juaj.

Anemia
Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet sepse nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak. Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.

Nëse mendoni se ky është problemi që po ju shkakton marrjen e mendve, është mirë të siguroheni duke bërë një test gjaku. Nëse jeni anemik, duhet të merrni ilaçe që kanë përqindje të lartë hekuri. Një dietë e pasur me ushqime me hekur, si mish qengji, lope, perime jeshile dhe fruta të thata, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë.

Infeksion në vesh
Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit.
E vetmja rrugëzgjidhje në këtë rast është një vizitë tek mjeku dhe marrja e ilaçeve përkatëse në varësi të infeksionit.

COMMENTS