Arsyet pse duhet të fleni cullak…

Bright Side rendit disa nga arsyet sepse njerëzit duhet të flenë nudo:

Ne flemë më mirë kur temperatura e trupit është e vogël

Sipas shkencëtarëve, ne bëjmë gjumë shumë më të mirë kur temperaturën e trupit e kemi të ulët. Sa më pak rroba kemi në trup, aq më pak nxehtësi kemi.

Ndihemi më afër emocionalisht me partnerin

Kur flemë lakuriq me partnerin, oksitoksina prodhohet nga trupat tonë në kuantitete shumë më të mëdha. Oksitoksina njihet edhe si ‘hormon i dashurisë’ që na përmirëson disponimin, e mirëmban sistemin e imunitetit dhe na ndihmon të kemi emocione të intimitetit.

Na merr gjumi më shpejt dhe zgjohemi më lehtë

Veç të tjerave, fjetja lakuriq na ndihmon të flemë më shpejt dhe të zgjohemi më herët.

COMMENTS