Arritjet e Liverpooli-t në Ligën e Kampionëve deri tani

Arritjet e Liverpooli-t në Ligën e Kampionëve deri tani

Arritjet e Liverpool-it në Ligën e Kampionëve këtë sezon kanë qenë të pabesueshme dhe të pa imagjinueshme.

Është ekipi me më së shumti gola të shënuar deri tani me 31 gola (pa përfshirë fazën play-off) dhe janë ende në garë.

Një Liverpool me mbrojtje të dobët, i cili tani ka arritur 6 porta të paprekura – më së shumti këtë sezon, madje tri nga ato i ka arritur vetëm në fazat eliminuese (2 ndaj Porto dhe 1 ndaj Man. City) dhe në total ka pranuar 6 gola në 9 ndeshje.

Mirëpo është shqetësues fakti se edhe kanë lëshuar avantazh prej 3-0, duke pësuar pastaj tre herë, në ndeshjen ndaj Sevilla-s.

Mirëpo me ardhjen e Virgil van Dijk në janar mbrojtja është përmisuar dhe madje edhe Loris Karius ka hyrë në një formë shumë të mirë dhe ky ekip i Liverpool është bërë mjaft i frikshëm dhe po konkuron me dinjitet në mesin e gjigantëve të futbollit.

COMMENTS