Arrestohet producenti i filmit biografik për presidentin Erdogan

‘Bullgaria do të respektojë neutralitetin ndaj statusit të Kosovës’
Shtatë vjet nga vendimi i GJND-së për Kosovën

Turqia arrestoi Ali Avcin, producentin e një filmi biografik rreth fëmijërisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe karrierës së tij të hershme politike.

Filmi ‘Reis’ (Lideri) ka dalë këtë vit, por ka marrë kritika negative.

Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se Avci është akuzuar për lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Autoritetet turke e fajësojnë Gulenin, i cili jeton në mërgim në SHBA, për orkestrim të përpjekjes për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit të kaluar.

Turqia po shënon njëvjetorin e puçit të dështuar me së paku 40,000 njerëz të arrestaur dhe mbi 100,000 të tjerë të pushuar nga puna, nën akuzat se kanë lidhje me Gulenin.

COMMENTS