Arrestohet edhe personi i dytë që nuk i ofroi ndihmë të moshuarit në Gjilan

Arrestohet edhe personi i dytë që nuk i ofroi ndihmë të moshuarit në Gjilan

Quni: Do të qëndroj në Parlament derisa Thaçi e Veseli të jenë prapa grilave
Thaçi: Serbia vazhdon fushatën kundër Kosovës në Interpol dhe Unesco

Është arrestuar edhe personi i dytë lidhur me vdekjen e të moshuarit që nuk iu ofrua ndihma në Gjilan.
Lajmin e konfirmoi prokurori Agron Uka.

Dy dëshmitarë janë dëgjuar deri më tani në lidhje me mosofrimin e ndihmës të moshuarit.

Kallxo.com shkroi sot për arrestimin e një personi në lidhje me këtë rast.

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një person, me akuzën se nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit që vdiq në rrugë para disa ditësh.

Sipas policisë, pas pamjeve nga një video që qarkulloi në internet, është identifikuar një shofer i kamionetës dhe është arrestuar.

COMMENTS