Arrestohet Donika Kadaj!

Policia e Kosovës e ka arrestuar deputeten e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në kufi me Maqedoninë. Sipas VV-së, ajo u arrestua pikër

Policia e Kosovës e ka arrestuar deputeten e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në kufi me Maqedoninë.

Sipas VV-së, ajo u arrestua pikërisht tani që po flitet kthimi i demarkacionit në Kuvend.

Ky është njoftimi i VV-së:

Arrestimi i Donika Kadajt është i papranueshëm

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.

Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon.

COMMENTS