Arrestohet Bekim Syla, i dënuari për vrasjen e Ibush Kllokoqit

Arrestohet Bekim Syla, i dënuari për vrasjen e Ibush Kllokoqit

Tërmet në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi (Foto)
Arkëtari i Vatikanit akuzohet për krime seksuale

Policia e Kosovës ka arrestuar Bekim Sylën i dënuar me 12 vjet burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Arrestimi i tij është kryer në mëngjesin e sotëm në fshatin Kishnarekë nga njësitet e specializuara të policisë për këtë fushë.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës bazuar në Aktvendim të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka arrestuar personin e dyshuar B. S. i lindur në vitin 1976. Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është dërguar në mbajtje”, ka thënë për KTV-në zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Bekim Syla, Sadik Abazi e Shpresim Uka më 17 dhjetor 2012 u patën shpallur fajtor nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, se në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllaca kishin vrarë Ibush Kllokoqin.

COMMENTS