Arrestohet aktorja e njohur, akuzohet për trafikim seksual

Arrestohet aktorja e njohur, akuzohet për trafikim seksual

Aktorja Allison Mack, e njohur më së miri për rolin e saj si Chloe në serin 'Smallville' të CW, u akuzua të premten për trafikim seksual, komplot traf

Aktorja Allison Mack, e njohur më së miri për rolin e saj si Chloe në serin ‘Smallville’ të CW, u akuzua të premten për trafikim seksual, komplot trafikimi seksual dhe komplot i punës së detyruar, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Arrestimi i Mack është i lidhur me përfshirjen e saj të dyshuar me një organizatë të quajtur Nxivm e njohur si një grup i cili pretendonte të ishte një program i vetë-ndihmës, por në të vërtetë ishte një skemë piramidale në të cilën disa rekrutë u shfrytëzuan për punën e tyre, për përfitimin e të pandehurve, transmeton CNN.

Themeluesi i organizatës ‘Nxivm’, Keith Raniere, gjithashtu i njohur në grup si Vanguard, u akuzua gjithashtu ditën e premte.

Zyrtarët pohojnë se Nxivm, me seli në Albany të Nju Jork, inkurajon rekrutët që të paguajnë mijëra dollarë për kurse që të rriten nëpër radhët e organizatës dhe të rekrutojnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë.

Zyrtarët thonë se Mack, 35 vjeç, është bashkë-krijues i një programi brenda Nxivm të quajtur Burimi, i cili u synua drejt aktorëve.

Akuzat e Mack dhe Raniere rrjedhin nga ajo që zyrtarët thonë se ishin aktivitete që ndodhën si pjesë e një shoqërie sekrete brenda Nxivm të quajtur ‘DOS’, në të cilën gratë rekrutuan të tjerët nën pretendime të rreme për të kryer veprime seksuale. Raniere ishte i vetmi mashkull në DOS dhe udhëheqës.

Nëse dënohen për krimet e akuzuara, Raniere dhe Mack kanë secili dënime minimale të detyrueshme me burgim prej 15 vjetësh dhe deri në burgim të përjetshëm.

Mack filloi aktriminnë moshë të re, por bëri famë kur ajo u bashkua me aktorin e serialit superhero ‘Smallville’, i cili tregonte historinë e një tinejgjeri me emrin Clark Kent.

Seria u transmetua fillimisht në rrjetin e BB në vitin 2001, por u bë pronë e rrjetit CW, ‘Smallville’, që kishte në rolin kryesor Tom Welling dhe Kristin Kreuk, luajti për dhjetë vite, duke përfunduar në vitin 2011.

COMMENTS