Arrestohen për keqpërdorim zyrtarë të Ministrisë se Bujqësisë

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre nga të cilët, siç njoftohet, zyrtarë të Ministrisë s

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre nga të cilët, siç njoftohet, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Arrestimi, thuhet në njoftim, është bërë me dyshimin ‘se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe pronarin e Kompanisë ‘Calabria’ në Gjilan, për shkak të dyshimit ‘se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione’.

Në njoftim thuhet se shuma e keqpërdorimit është mbi dyqind mijë euro.

COMMENTS