Arrestohen Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

Arrestohen Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e ka zbatuar një urdhër të gjykatës.

Ndërsa gjykatësi Beqir Kalludra i cili është duke e gjykuar rastin ku Albin Kurti, Donika Kadaj dhe dy deputetë tjerë të VV-së janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, konfirmoi lëshimin e vendimit për arrest.

Ai tha se arsye për arrestimin e Kurtit dhe Kadajt është shkelja e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata kur ata u liruan nga paraburgimi për në arrest shtëpiak tri ditë më parë.

COMMENTS