Arrestohen 2 persona për vjedhje në shtëpinë e Ghetto Geasy

‘Veshja e ditëlindjes’ nga Afrika, Rita duket ‘seksi’ (Foto)
Ja sa në formë duket Tuna edhe pas lindjes (Foto)

Është grabitur shtëpia e reperit Getoar Selimi në Tiranë, ku ai jeton së bashku me të dashurën e tij Marina Vjollca.

Hajnat i kanë vjedhur Getit një orë me vlerë rreth 35 mijë euro.

Autoritetet policore kanë arrestuar 2 të rinj nga Kamza të cilët dyshohet se janë autorët e kësaj ngjarjeje.

17 vjeçari me iniciale D.K, është ai që e ka marrë orën në shtëpinë e Ghetto Geasy, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20 vjeçarit Mërgim Lala.

Ja deklarata e plotë e policisë:

Më datë 24.07.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K dhe Mërgim Lala, vjeç 17 dhe 20, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, tek ‘Kodra e Diellit’, në banesën e shtetasit G.S, vjeç 34, , shtetasi D.K, ka vjedhur një orë me vlerë 35.000 euro dhe e ka fshehur në banesën e e shtetasi Mërgimi Lala. Nenet 134 e 300 të Kodit Penal.

COMMENTS