Arrestohen 10 femra nga Shqipëria dhe Serbia që punonin pa leje në klube nate

Thaçi përmend liberalizimin e vizave para takimit me Merkelin
Kryeministri dëshiron që Gjermania të bëhet investitori më i madh në Kosovë

Dhjetë shtetase të huaja të moshës 19 deri 38-vjeçe janë arrestuar për shkak të qëndrimit pa leje, gjatë aksionit të mbrëmshëm në disa objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar, njoftoi MPB-ja maqedonase.

Sipas të dhënave, policia ka bërë kontrollë në disa objekte ku ka zbuluar gjashtë shtetase nga Shqipëria dhe katër serbe, në Zhelinë, Çegran dhe Bogovinë.

Vajzat janë zënë duke punuar ilegalisht prej orës 23 deri në 03:30. Të gjitha janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës.

COMMENTS