Armenia pritet ta njohë Kosovën

Armenia pritet ta njohë Kosovën

Armenia e ka zgjedhur sot kryeministrin e saj të ri, liderin opozitar Nikol Pashinyan Kjo gjë pritet të ndryshojë politikën e këtij vendi me 3 milion

Armenia e ka zgjedhur sot kryeministrin e saj të ri, liderin opozitar Nikol Pashinyan
Kjo gjë pritet të ndryshojë politikën e këtij vendi me 3 milionë banorë dhe shumë probleme politike e ekonomike.

Pashinyan erdhi në detyrën e kryeministrit pas më shumë se dy dekadash angazhim opozitar me protesta në rrugë e të cilat e çuan disa herë në burg. Në protestat e fundit të cilat e kishin paralizuar kryeqytetin e vendit, Yerevanin, Pashinyan kishte deklaruar se Rusia po e ndihmonte kryeministrit Sargsyan që të zmbrapste ‘revolucionin e tij paqësor’.

Ai ka bërë me dije se është i interesuar të ndërtojë një politikë të re të jashtme, e ku mund të përfitojë edhe vendi ynë.

Kryeministri dhe presidenti i mëhershëm Serge Sargsyan, qysh më 12 mars të vitit 2008 kishte paralajmëruar një njohje të mundshme – por duket se është penguar nga influenca e fortë ruse në atë shtet.

COMMENTS