Arbër Vllahiu emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Arbër Vllahiu emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton kumtesa q

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton kumtesa qeveritare.

Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Haradinaj.

Ish-gazetari Arbër Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti.

Haradinaj e ka quajtur Vllahiun një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike.

COMMENTS