Arbana Xharrës i shkruan sekretari amerikan Hoyt Yee, i shpreh mbështetjen e SHBA-ve (Foto)

Arbana Xharrës i shkruan sekretari amerikan Hoyt Yee, i shpreh mbështetjen e SHBA-ve (Foto)

Anulimi i autostradës Prishtinë – Gjilan nga buxheti, Haziri: S’guxon të ndodhë kjo
Behgjet Pacolli niset për pushime (Foto)

Ish-gazetarja Arbana Xharra, e cila para disa ditëve iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka pranuar sot një letër nga Sekretari amerikan Hoyt Yee.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Xharra, e cila ka publikuar letrën e sekretarit amerikan në Facebook, duke shprehur njëkohësisht edhe falënderimin e saj për mbështetjen nga SHBA-të.

Në letrën e Yee bëhet e ditur se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë ata të cilët janë të vendosur që të punojnë për të mirën e vendit.

“Dua të shpreh keqardhjen më të madhe për lëndimet që i keni marrë nga sulmi i tmerrshëm dhe të iu shpreh urimet më të përzemërta që të shëroheni sa më shpejtë. Ne kemi bërë thirrje të fortë drejt autoriteteve kosovare që të sjellin para drejtësisë ata që e kryen sulmin. Kurajo dhe shërbimi ndaj vendit tënd përmes gazetarisë dhe aktivitetit, reflektojnë më së miri në atë çka quajmë demokraci. SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë punën e patrembur të gazetarëve, politikanëve dhe liderëve të shoqërisë civile sikurse ju, të cilët janë të vendosur të krijojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, shkruan në letrën e Yee./T/

Duke shprehur konsideratat e mia më të larta për z. Hoyt Yee për letrën personale përkrahëse, dua ta falënderoj edhe…

Posted by Arbana Xharra on Friday, May 19, 2017

COMMENTS