Arbana Xharra ‘pa kushte’ hyn në PDK

Ish-kryeredaktorja e gazetës ‘Zeri’, Arbana Xharra ka kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Aderimin e Xharrës në PDK, kryetari i saj, Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të gëzueshëm.

‘Gjithnjë e më shumë njerëz po i bashkohen PDK-së. Ne jemi të përkushtuar ndaj rritjes së transparencës dhe përkushtimit e përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë. Jam për fuqizimin e grave në shoqërinë tonë, por edhe në parti. E kam ndjekur punën e Arbanës ai gazetare, e pashë se ishte e përkushtuar në të mirën e vendit tonë dhe të qytetarëve tanë. Arbanën e kam ftuar që ta ndaj me ne përkushtimin e saj, mbi të gjitha për Kosovën’, ka thënë Veseli në këtë konferencë.

Ndërkaq, Xharra ka thënë se në PDK po kalon për shkak të premtimeve që i dhanë zyrtarët e saj për hapësirë.

‘Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam me vazhdu me dinjitet me punu, kam me vazhdu me qenë zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdojë me qëndru prapa shkrimeve që kam ba dhe kam me vazhdu me qendru kritikuese edhe brenda partisë’, tha Xharra.

COMMENTS