Arbana Xharra ftesë Fatmir Sejdiut t’i bashkohet PDK-së

Arbana Xharra ftesë Fatmir Sejdiut t’i bashkohet PDK-së

Pacolli viziton ndërmarrësit e rinj, u premton përkrahje të pakufi (Foto)
Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Foto)

Anëtarja më e re e PDK-së e cila ditë më parë aderoi në këtë parti, Arbana Xharra, e të cilën dikur e quante parti të krimit, përmes një postimi në Facebook i ka bërë ftesë ish-presidentit të Kosovës, njëherëit ish kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiut që t’i bashkëngjitet PDK-së së Kadri Veselit.

‘Si nje ish votuese e LDK-se, e ftoj z. Sejdiu, dhe te gjithe ata anetare te zhgenjyer te LDK’se, te behen pjese e PDK’se ne keto zgjedhje. Ta votojne Fillimin e Ri, duke e mbeshtetur Kadri Veselin me 11 qershor’, ka shkruar Xharra.

Ja postimi i plotë:

E pashe nje interviste te ish Presidentit Fatmir Sejdiu, njeherish, ish kryetar i kesaj partie. Kush e njeh LDK’ne me mire se ai? Duke pas qene kryetar dhe themelues i kesaj partie, duke pas qene bashkepuntor i afert i Presidentit Rugova, tregoi hapur se ky vend e ka humbur shpresen te Isa Mustafa. Eshte kohe per #FillimiRi. Shpresen te Isa Mustafa – me te drejte – nuk e ka humbur vetem z. Sejdiu. Ky eshte i fundit, jo per nga rendesia.

Si nje ish votuese e LDK’se, e ftoj z. Sejdiu, dhe te gjithe ata anetare te zhgenjyer te LDK’se, te behen pjese e PDK’se ne keto zgjedhje. Ta votojne Fillimin e Ri, duke e mbeshtetur Kadri Veselin me 11 qershor.

COMMENTS