Arabia Saudite ndryshon rregullat për gratë në stadiume

Arabia Saudite ndryshon rregullat për gratë në stadiume

Edhe burrat në pushime të ‘lehonisë’
EULEX-i e Kosova bashkë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Arabia Saudite ka lejuar gratë të hyjnë në stadiume duke filluar nga viti i ardhshëm.

Lajmërimi u bë në një deklaratë të autoritetit të përgjithshëm sportiv, organit qeverisës për sportet në vend.

Në njoftim thuhej se ambientet që më parë ishin të rezervuara vetëm për meshkuj, stadiumi ‘Mbreti Fahd’ në Riad, qyteti sportiv ‘Mbreti Abdulla’ në Xheda dhe stadiumi ‘Princi Mohamed Bin Fahd’ në Damman, do të nisin përgatitjet për të pritur familjet.

Më shumë informacione për rregullimet brenda stadiumeve nuk ka. Burrat dhe gratë saudite zakonisht ulen ndarazi kur të dyja gjinitë marrin pjesë në një event.

Vendimi u dha më shumë liri grave saudite, që ishin subjekt i rregullave strikte të ndarjes gjinore, pas heqjes historike të ndalimit të femrave në timon, në shtator.

Princi i kurorës Mohamed bin Salman po kryeson një përpjekje për të modernizuar shoqërinë saudite dhe përmirësuar ekonominë. Ai tha javën e shkuar se kthimi tek një islam i moderuar ishte pjesë e planeve të tij.

COMMENTS