Komiteti ndërministror nga Lutfi Zharku, Avdullah Hoti dhe Hykmete N. Bajrami aprovuan zhvillimin e procedurave të prokurimit për shpalljen e kontratë
Komiteti ndërministror nga Lutfi Zharku, Avdullah Hoti dhe Hykmete N. Bajrami aprovuan zhvillimin e procedurave të prokurimit për shpalljen e kontratës për autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.
Lajmin për shpalljen e tenderit për segmentin e parë deri në Bresalc të Gjilanit, e ka kumtuar vet Lutfi Zharku përmes një postimi në Facebook.
Me këtë vendim, Ministria e Infrastrukturës autorizohet që t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e Autostradës ‘Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë’ në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik.
Por në këtë vendim, mungojnë firmat e dy anëtarëve tjerë: Blerand Stavileci dhe Ferat Shala.
Gjatësia e përgjithshme e autostradës ‘Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë’ do të jetë 47.1 kilometra
COMMENTS