Aprovohet projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

Këshilli Kombëtar për Investime ka aprovuar projektin 'Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të l

Këshilli Kombëtar për Investime ka aprovuar projektin ‘Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka’, pas një prezantimi nga Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Lajmin për këtë aprovim e ka kumtuar përmes Facebookut Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit Agim Zuzaku.

Projekti do të financohet përmes programit të kredisë së butë ‘Soft Loan’ të Qeverisë Austriake.
Kjo kredi do të shërbejë për trajtimin e ujërave të zeza dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve Mirusha dhe Stanishorka.

Këshilli Kombëtar për Investime është themeluar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, dhe do të menaxhojë procesin e financimit të projekteve infrastrukturore në vend, do të krijojë grupet punuese.

Agim Zuzaku

COMMENTS