Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, është shprehur se tronditur dhe e shokuar me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës n
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, është shprehur se tronditur dhe e shokuar me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se këto veprime do të kthejnë mbrapa Kosovën në zhvillimet e saja demokratike.
‘Jam e tronditur dhe e shokuar me këto që ndodhën tash. Janë kundër principeve të BE-së dhe e kthejnë Kosovën prapa në zhvillimin e saj demokratik dhe është e rrezikshme’, tha ajo.
Ajo ka thënë se ka pasur takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, të cilit i ka shprehur pakënaqësinë me veprimet e fundit në Kuvend.
Apostolova, ndërkaq, përgëzoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që erdhën për të votuar demarkacionin, duke shfaqur shpresën se, siç u shpreh ajo, do të ketë një vendim përfundimtar.
COMMENTS