Apeli ua vërteton dënimin nëntë të akuzuarve për terrorizëm

Apeli ua vërteton dënimin nëntë të akuzuarve për terrorizëm

Kika i ‘Big Brother’ kandidat për deputet (Foto)
Ambasada e SHBA-së, paralajmëron manipuluesit e zgjedhjeve: Vëzhguesit tanë do të jenë në çdo vendvotim

Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka vërtetuar dënimet me burgim nëntë të akuzuarve për ‘Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste’, vepër kjo e parashikuar me nenin 143 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë mënyrë Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtëseve të të akuzuarve H.A.,N.A.,I.R.,A.B.,E.B.,S.S.,H.E.,H.L. dhe M.B., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016.

Sipas këtij aktgjykimi të akuzuarit N.A. dhe H.E. janë dënuar me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Me nga 4 vjet janë dënuar të akuzuarit I.R dhe E.B. I akuzuari A.B., me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa të akuzuarit H.A.,S.S., H.L. dhe M.B me nga 3 vjet burgim.

Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal.

Kjo, Gjykatë sa i përket dënimit ka vlerësuar se nuk qëndrojnë pretendimet e Prokurorit për dënime me të ashpra dhe as ato të mbrojtësve për dënime më të buta me burgim.

COMMENTS