Apeli rikthen në burg Enver Sekiraçën

Apeli rikthen në burg Enver Sekiraçën

Veseli: Fundi i vitit do të na gjejë me liberlizim të vizave
LDK po pret konfirmim se Qeveria është tërhequr nga ‘Raporti Bulliqi’ për ta votuar demarkacionin

Reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dënuari me 37 vite burgim, Enver Sekiraça të lirohet nga paraburgimi dhe të mbetet në arrest shtëpiak kanë bërë që të premten në orët e vona, i njëjti të rikthehet në burg me vendim të së njëjtës gjykatë.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj, në një deklaratë të shkurtër për ‘Kohën Ditore’, ka konfirmuar se Enver Sekiraça është kthyer sërish prapa grilave me një vendim të Apelit.

Një veprim i tillë është ndërmarrë pas valës së reagimeve të shumta kundër vendimit të një dite më parë të së njëjtës gjykatë, e cila mori vendim që i dënuari me 37 vjet heqje lirie, të lirohet nga paraburgimi dhe të mbetet në arrest shtëpiak.

‘Aktualisht është duke u kryer procedura e pranimit në burg. Kthimi është bërë me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosë ta ndërrojë vendimin pas presionit të madh të medieve’, ka thënë shkurt Zogaj.

COMMENTS