Apeli liron nga akuza kryetarin e OSHP-së, Hysni Hoxha

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.12.2016, njoftoi ajo përmes një komunikate për media.

I akuzuari Hysni Hoxha konform nenit 364 paragrafi 1, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, është liruar nga akuza se në cilësi të personit zyrtar – kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ka kryer veprën penale: ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, nder të tjera ka gjetur se në rastin konkret nuk është vërtetuar dashja direkte e të akuzuarit Hysni Hoxha, për të kryer veprën penale si element konstituiv i veprës, si dhe nuk është vërtetuar se me veprimin e tij ka përfituar për vete apo tjetrin dobi pasurore, prandaj vendosi ta lirojë atë nga përgjegjësia penale me bindje të thellë se veprimet e tij nuk hyjnë në sferën penale.

COMMENTS