Anulohet vendimi i AKP-së për likuidimin e Pallatit të Rinisë

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me anë të aktgjykimit (C-I.-16-0003) të K

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në Lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me anë të aktgjykimit (C-I.-16-0003) të Kolegjit të Specializuar, më datë 20 qershor 2017, ka anuluar vendimin e AKP-së (Agjencisë Kosovare të Privatizimit) për inicimin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Qendra e Rinisë.

‘Gjykata ka mbajtur një dëgjim publik më 15 qershor të këtij viti. Paditësit janë kreditorë, të cilët në vitin 2012 kanë marrë një aktgjykim te formës së prerë duke i kompensuar ata për dëmin e shkaktuar pas zjarrit. E paditura NSH nuk i ka përdorur asetet në dispozicion për të paguar, por ka kërkuar të negociojë një zbritje, të cilën paditësit nuk e kanë pranuar’, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës.

Në vitin 2016, AKP ka iniciuar likuidimin.

Gjykata ka konkluduar se inicimi i likuidimit përbën një keqpërdorim të së drejtës procedurale, në dëm të paditësit. Aktgjykimi është marrë nga kolegji i instancës së parë, i përberë nga tre gjyqtarë.

‘Aktgjykimi hyn ne fuqi menjëherë, por, kundër tij mund të paraqitet ankesë.’

COMMENTS