Anonymous thotë se NASA do të njoftojë se ka gjetur alienët (Video)

Anonymous thotë se NASA do të njoftojë se ka gjetur alienët (Video)

Drita misterioze në qiellin e Hungarisë, disa po i japin karakter ‘jashtëtokësor’ (Video)
‘Porta e Ferrit’ (Video)

Në videon e tyre të fundit në YouTube, Anonymous thotë se NASA do të njoftojë zbulimin e një jete inteligjente aliene.

Grupi haktivist ka thënë se një zëdhënës i NASA-s, Profesori Thomas Zurbuchen, e tha këtë gjatë një takimi të fundit në “Komitetin për Shkencë, Hapësirë dhe Teknologji” në SHBA.

Sipas videos, Profesori Zurbuchen tha:

“Civilizimi ynë është afër zbulimit të dëshmive për një jetë aliene në kozmos. Duke marrë parasysh të gjitha aktivitetet dhe misionet e ndryshme që kërkojnë jetë aliene, ne jemi në prag të bërjes së një prej zbulimeve më të rëndësishme në histori”, transmeton Gazeta Express.

Anonymous shtoi se Profesori Zurbuchen tregoi për të gjitha arritjet e NASA-s në kërkimin për jetë aliene, si prezencën e hidrogjenit në hënën e Saturnit.

COMMENTS