Angelina Jolie mes lotësh flet për ndarjen nga Brad Pitt (Video)

Angelina Jolie mes lotësh flet për ndarjen nga Brad Pitt (Video)

Teuta nuk gjenë kohë as për vete (Foto)
Justin Bieber rrezikon të arresothet (Foto)

Aktorja e famshme Angelina Jolie ka thyer heshtjen e saj dhe ka folur për herë të parë publikisht që pas lajmit të bujshëm për divorcin me Brad Pitt në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Ylli Hollywood-it është në Kamboxhia bashkë me fëmijët e saj për të promovuar filmin e ri. Gjatë një interviste ekskluzive për BBC News, 41 vjeçarja është pyetur në lidhje me divorcin e shumë përfolur.

‘Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç faktit se ka qenë një kohë shumë e vështirë. Ne jemi një familje, dhe gjithnjë do të jemi të tillë’ ka thënë dukshëm e prekur emocionalisht.

‘Ishte shumë e vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar një kohë të vështire’, vazhdoi ajo.

Beteja e hidhur mes saj dhe ish bashkëshortit për kujdestarinë e fëmijëve dhe vëmendja e mediave e ka vështirësuar vendimin për tu ndarë.

Megjithatë në muajin Janar, ish çifti tha se kishin rënë dakord për kujdestarinë.

‘Fokusi im janë fëmijët, fëmijët tanë…’ tregon ajo për BBC.

‘Jam duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë sesi kjo situatë në një farë mënyrë të na bëjë më të fortë’ përfundon Jolie.

COMMENTS