Amerikani e këndon ‘Pse po ma lun lojën’ të reperit Capital T (Video)

Shkëlzen Jetishi publikon këngën e re, ka një mesazh të fuqishëm! (Video)
Vjen edhe një foto gjysmënudo e Tunës shtatzënë (Foto)

Capital T e ka nisur mbarë verën me një super hit.

‘Pse po ma lun lojën’ është kënga e cila po dëgjohet kudo, dhe pa diskutim ndër më të pëlqyerat e publikut për këtë verë.

Pëlqyeshmëria e këtij projekti mesa duket ka kaluar edhe kufijtë, kjo pasi kënga ka arritur të depërtojë edhe në kontinentin e largët.

Një i ri nga Filadelfia, ka publikuar në llogarinë personale në Facebook një video, ku shfaqet duke kënduar cover këngën ‘Pse po ma lun lojën’.

Çuditërisht edhe pse është i huaj, i riu nga Filadelfia e ka kapur mirë këngën në gjuhën shqipe, dhe i thotë me përpikmëri vargjet e tekstit.

Videoja e shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente.

COMMENTS