Amerika ‘përgatitet’ për uraganin më të fuqishëm në 12 vitet e fundit

Teksasi po përgatitet për mbërritjen e uraganit 'Harvey', i cilësuar si stuhia më e keqe që pritet të godasë kontinentin amerikan këto 12 vjet. Stu

Teksasi po përgatitet për mbërritjen e uraganit ‘Harvey’, i cilësuar si stuhia më e keqe që pritet të godasë kontinentin amerikan këto 12 vjet.

Stuhia e kategorisë së tretë, ndodhet aktualisht në Gjirin e Meksikës dhe pritet të mbërrijë në brigjet amerikane të premten në mbrëmje.

Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi se shiu i furishëm mund të sjellë përmbytje të rrezikshme për jetën e qytetarëve në Hjuston dhe në zonën përreth tij.

Stuhia do të godasë, gjithashtu, zemrën e industrisë së rafinimit të naftës në Teksas, raporton ‘BBC’.

Kompanitë e energjisë kanë evakuuar stafin nga platformat në det të hapur në Gjirin e Meksikës, ndërsa në tokë rafineritë e naftës po mbyllen si parapërgatitje për stuhinë.

Ndërkohë, komunitetet në rrugën e projektuar që pritet të godasë stuhia po përgatiten gjithashtu për mbërritjen e saj.

COMMENTS