Amber Rose ka rrezikuar të vetëvritej shkaku i Kanye West

Amber Rose tha se ka rrezikuar të vetëvritej pasi prej shtatë vjetësh ka pësuar bulizmin e ish-partnerit të, Kanye West.

Këngëtarja 33-vjeçare pranoi në një intervistë se reperi amerikan e ka përndjekur vazhdimisht, qoftë në këngët e tij, qoftë në deklarata publike.

Rose rrëfeu se prishja e marrëdhënies me Kanye West-in i kishte thyer zemrën. Ofendimi që ai i kishte bërë më pas përmes teksteve të këngëve, për aktoren është forma më ekstreme e bulizmit.

Amber Rose ka qenë e martuar me një tjetër reper amerikan, Wiz Khalifa, me të cilin ka edhe një djalë katërvjeçar.

COMMENTS