Ambasadori i SHBA’së i reagon Daut Haradinajt

Ambasadori i SHBA’së i reagon Daut Haradinajt

Mbahen homazhet për Dritëro Agollin
Kuvendi nuk votoi asnjërën rezolutë të propozuar nga Vetëvendosje

Ambasadori i Amerikës, Greg Delawie i ka reaguar ashpër deputetit të AAK’së Daut Haradinaj, pasi ky i fundit kërcënoi me luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca për tu gjykuar në Serbi.

Delawe deklaratën e tij e ka quajtur si kërcënim për spastrim etnik, dhe se një gjuhë e tillë sipas tij nuk ka vend në Evropë.

“Në ditën që ne festuam Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënon me spastrim etik. Kjo është një gjuhë e rrezikshme dhe nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar në twitter Delawie.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai tha se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, tha Haradinaj.

COMMENTS