Ambasadori Greiçevci: Identiteti i të vdekurve nga sulmi terrorist ende s’dihet

Ambasadori Greiçevci: Identiteti i të vdekurve nga sulmi terrorist ende s’dihet

Spitalet ‘e infektuara’ të Kosovës
Qendër masazhi për prostitucion, arrestohet pronarja

Sulmi kamikaz që ndodhi mbrëmë në Manchester rreth orës 10:30, ka lënë të vdekur 22 persona dhe të plagosur 59 të tjerë. Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci ka thënë për Gazetën Express se ende nuk kanë marrë informacione a ka ndonjë të lënduar shtetas të Kosovës nga ky sulm.

Të paktën 22 persona mbetën të vdekur dhe 59 të tjerë të lënduar, pasi një kamikaz hyri në ‘Manchester Arena’ ku po mbahej një koncert i muzikës pop, dhe hodhi veten në erë.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka konfirmuar se po bëjnë përpjekje maksimale, në bashkëpunim me autoritetet lokale, që ta kuptojnë mos ka ndonjë shtetas të Kosovës të prekur nga ky sulm.

‘Ende nuk ka informacion për identitetin e të vdekurve ose të lënduarve’, ka thënë Greiçevci, derisa ka shtuar se ambasada atje ka ofruar numër emergjent për dhënien e informacioneve.

Deri tani ende asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, mirëpo vlen të theksohet se përkrahësit e ISIS-it në rrjetet sociale iu janë gëzuar këtij akti.

Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës në Britani të Madhe është +447961064763.

COMMENTS