Ambasadori Gjerman dënon hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend

Ambasadori Gjerman dënon hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar për veprimet e sotme në Kuvend ku gjatë tentimit për të votuar demarkacionin u hodh gaz lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes.

Heldt ka thënë se gazi lotsjellës nuk është një instrument i diskutimit politik.

‘Gazi lotsjellës nuk është mjet për debate politike. Kjo nuk mund të shërbejë si shembull i mënyrës si duhet luftuar për ide dhe politika në forumin më të lartë politik të vendit’, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

Skenat e Kuvendit të Kosovës i kanë dënuar ashpër edhe ambasadori amerikan Greg Delawie si dhe shefja e BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova.

COMMENTS