Ambasadori amerikan: Kosova përsëri befason botën! (Foto)

ISIS në krizë financiare (Video)
Datat 11 dhe 18 qershor, të propozuara për zgjedhjet e parakohshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar për sukseset e Kosovës në paraqitjet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Delawie përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se populli i Kosovës përsëri është duke befasuar botën me talentet e tij.

Ai në postimin e tij përmend filmin ‘Home’, që ka fituar në BAFTA, si dhe për suksesin e Majlinda Kelmendit dhe Distrias në garën e xhudos, që po mbahet në Paris.

‘Populli i Kosovës përsëri është duke befasuar botën me talentet e tij! ‘Home’ fiton në BAFTA & Majlinda (të artën!), Distria duke fituar në Judo Paris 2017′, ka shkruar Delawie.

COMMENTS