Ambasada Gjermane: Gjykata speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike

Ambasada Gjermane: Gjykata speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike

Të gjithë në fushatë, harrojnë obligimet shtetërore
Delawie, videomesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni (Video)

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se Dhomat e specializuara, të njohura si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, janë institucione gjyqësore kyçe dhe të rëndësishme për Kosovën, sepse kontribuojnë për sundimin e ligjit. Në përgjigjen për Radion Evropa e lirë, Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e specializuara nuk ndërlidhen me qëllimet politike.

‘Ato në asnjë rast nuk janë të lidhura me qëllimet politike jashtë mandatit të tyre specifik’, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se Gjermania vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, sikurse UNESCO dhe Interpoli dhe se do të vazhdojë përkrahjen e tillë.

‘Kushtet për liberalizimin e vizave janë vendosur në mënyrë të qartë në udhërrëfyes; demarkacioni më Malin e Zi dhe lufta e dëshmuar kundër korrupsionit, edhe më tutje janë dy kushtet e papërmbushura’, ka thënë Ambasada gjermane në Prishtinë.

Kjo ambasadë, gjithashtu, ka theksuar se definimi i mandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës është vendim sovran i Kosovës , por se transformimi duhet të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë, duke i përfshirë të gjitha palët, si dhe në koordinim me NATO-n.

COMMENTS