Alonso: Bayerni ështe favorit,por sfidë e nxehtë

Alonso: Bayerni ështe favorit,por sfidë e nxehtë

Konfirmohet data dhe ora e ‘El Clasicos’
Messi i jashtëzakonshëm shpall Barçën kampion (Foto)

Ish-futbollisti spanjoll, Xabi Alonso, ka thënë se Bayern Munich, ku ai ka luajtur nga viti 2014 deri më 2017, është favorit i dukshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajë kundër Sevilla, teksa ndeshja e parë do të luhet të martën, në ‘Ramón Sánchez –Pizjuán’.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi për rrezikun që paraqet klubi andaluzian, i cili ka lojtarë të mirë, shumë të pasionuar dhe që po përballen me një “mundësi të madhe” për të përparuar në gjysmëfinale, për herë të parë në historinë e tij.

‘Mendoj se Bayerni është favorit, por kjo është e padobishme. Duhet ta provojë në fushën e lojës, se cili është favorit. Aktualisht, ekipi luan mirë, unë kam një ndjenjë të mirë, por kundërshtari nuk është i lehtë’, tha ai për mediat zyrtare të klubit gjerman. Përveç kësaj, ish-mesfushori spanjoll kujtoi se Sevilla, e cila i përsërit çerekfinalet e Champions-it 60 vite më vonë, nuk do të dojë ta humbasë këtë rast historik.

COMMENTS