Allo nga Google edhe për kompjuter (Video)

Allo nga Google edhe për kompjuter (Video)

Kuptojeni nëse telefoni juaj po përgjohet ose jo
Lindita Halimi publikon klipin e ‘World’, këngës përfaqësuese në Eurovision

Allo, chati i Google për smartphone që shfrytëzon inteligjencën artificiale, do të vijë dhe në kompjutera duke konkuruar kështu më së miri me rivalët, ku në krye është Facebook me Messenger dhe WhatsApp.

Me një postim, zv.presidenti për produktet e komunikimit të Big G, Nick Fox, ka thënë se kjo është akoma në fazën fillestare të krijimit, por Allo do të jetë i disponueshëm edhe në një version të përshtatur për kompjuter.

Fox ka lidhur edhe një screenshot të shërbimit që shpjegon se nuk do të jetë një aplikacion i Windows apo Mac, por do të jetë i aksesueshëm përmes Chrome. Njësoj si aplikacioni për smartphone, Allo për kompjuter do të suportojë asistentin virtual Google Assistant.

Allo ndihmon përdoruesit të kërkojnë në web, të bëjnë prenotime apo veprime të tjera pa dalë nga aplikacioni.

COMMENTS